
Ditën e djeshme një 19-vjeçare tentoi të vriste vjehrrën e saj duke i hedhur helm në kos.
Elda Tanushi 19 vjeç ka deklaruar sot përpara grupit hetimor të Durrësit se vjehrra e keqtrajtonte, prandaj dhe ajo vendosi të hakmerrej nga saj.
Sipas 19-vjeçares vjehrra kishte ushtruar dhunë të vazhdueshme verbale dhe fizike. “Prej disa muajsh jam martuar, por burri punon në Greqi emigrant. Vjehrra më keqtrajtonte, prandaj vendosa që t’i hedh helm në kos.
Vjehrra grindej vend e pavend. Për çdo gjë që nuk shkonte mirë në familje vjehrra më fajësonte mua. Arriti deri aty sa të ankohej në telefon te djali në Greqi si dhe te vjehërri për mua.
Vjehrra ankohej se nuk bëja punët e shtëpisë. Më mërziti aq shumë saqë vendosa ta helmoj”, deklaroi nusja në polici. Fatmirësisht vjehrra e 19-vjeçares nuk ka shqetësime serioze për jetën.
Nusja në Shijak tenton të helmojë vjehrrën, i hedh helm në gotën me kos
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





