Transmetuar më 02-07-2017, 11:19

Nusja në Shijak tenton të helmojë vjehrrën, i hedh helm në gotën me kos

Një e re në Shijak tenton të helmojë nënën e bashkëshortit.

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë gjatë ditës së sotme, 19-vjeçaren Elda Tanushi, banuese në Likesh, Shijak.

Ditën e djeshme 42-vjeçarja A.S., banuese në Likesh, Shijak, ka bërë kallëzim pasi më datë 30.06.2017, në banesën e saj, në Likesh, Shijak, nusja e djalit dyshohet se ka tentuar ta helmojë duke i  hedhur në një  gotë me kos një sasi helmi që përdoret për insektet (Akravil).

Mësohet se 42-vjeçarja ka marrë mjekim në spitalin e Shijakut pa probleme për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Vrasja me paramendim"./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd