


Një video e publikuar nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ku shihej kandidati për deputet i LSI Viktor Tushaj, duke i futur një zarf në xhep një simpatizanti të dhunuar në Lezhë, ka bërë që të shpërthejnë akuzat mes palëve.
Deputeti socialist Erion Braçe nëpërmjet një postimi në Facebook shpërthen ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku shkruan “Shtypeni partinë e zarfit”.
Ai thotë se dje bëri bujë fakti i rëndë i zarfit në xhep, me lekë, nga një kandidat për deputet, kryesues i listës së LSI në Lezhë, tek një viktimë, dëshmitar i një ngjarje kriminale pretenduar me sfond politik, ngjarje kyç sipas tij, në strategjinë e “viktimës fizike” të këtyre zgjedhjeve.
Braçe thotë se zarfi ishte me lekë dhe s’ka asnjë pikë dyshimi kjo gjë, duke nënvizuar se kandidati i LSI e pranoi burrërisht këtë por duke njollosur burrërinë e malësisë.
“Pas kësaj, dy gjera më bëjnë pershtypje; E para, e gjithe media e shkruar sot, ishte shitur po me lekë; asnjë gazetë, zero, nuk e kishte në faqe të pare “zarfin me lekë” ëe Lezhë. Ky është tmerr! A e dini pse? Sepse nga dje, nuk ka më fushatë. Nga unë i pari, e kemi lënë fushatën, po bejme roje, ditën e më shumë natën. Ruajmë partinë apo partitë e zarfit!! Është java e saj, e tyre, nata është pjesa më e rëndësishme për ta. E di, do thoni: Normale! Vetëm normale nuk është! Është turp! Por është krim i madh!”, deklaron ai.
Deputeti socialist thotë se heshtja sot në gazeta që nuk shiten e blihen për tu lexuar, por për të fshehur e favorizuar një krim masiv elektoral, është e neveritshme.
Sipas tij, të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë dhe zëvendëskryeministren teknike, ministrin e Brendshëm, Policinë e Shtetit, Prokurorinë mbi te gjitha kanë heshtur në mënyrën më të turpshme.
Ai pyet, “A është kapje kjo? Paralajmëron jo zgjedhje, por një treg të madh votë që do kriminalizoje masivisht zgjedhjet.
Braçe deklaron se kandidati i LSI i përfshirë në skandal, ka qenë dy mandate kryetar bashkie dhe tani është drejtor i Agjncisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për të cilin thotë se është institucioni më i korruptuar në vend që adminiatron pasurinë më të madhe në vend.
“I korruptuar jo sot, prej një jete, posaçërisht pas rikthimit në qeveri të Sali Berishës, veçanërisht pas qeverisë së përbashkët PD-LSI. Lexoni raportet e KLSH për këtë institucion dhe këtë periudhe e do kuptoni çfarë krimi i kanë bërë këtij vendi prej AKBN. Kjo e bën edhe më të rëndë pyetjen që s’e bën kërkush prej dje; Nga dolën paratë e zarfit dje?!”, pyet Braçe.
Ai e mbyll qëndrimin e tij duke thënë se është themelore për gjithkënd të dijë burimin e këtyre parave”. /a.y/noa.al
Kandidati i LSI i fut zarfin në xhep simpatizantit. Tahiri: Shih e shkruaj! Vjen reagimi
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





