Transmetuar më 19-06-2017, 15:29

Një furgon me të cilin mendohet se janë larguar autorët e grabitjes së kantinës së verës “Gjergj Kastrioti” në Rrashbull, të Durrësit, është gjetur i braktisur.

Mjeti është gjetur në fshatin Derven të Fushë Krujës pak pas mesditës së sotme, ndërsa mësohet se është pikërisht furgoni me të cilin janë larguar autorët e ngjarjes.

Gjatë natës, ende pa zbardhur e hëna persona ende të paidentifikuar, pasi kanë lidhur rojën, kanë arritur të marrin një shumë prej 5 milionë lekësh në kasafortën e kantinës së verës, ndërsa kanë ikur me furgonin tip Benz me targa DR 3538 D, që ishte në ambientet e kantinës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, ku tre persona me maska hynë në ambientet e kantinës, lidhën rojën në një nga zyrat, morën kasafortën dhe u larguan.

Aktualisht policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.y/noa.al

Grabitësit bastisin kantinën e verës, lidhin rojën dhe marrin kasafortën

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd