Transmetuar më 19-06-2017, 09:04

Persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur kantinën e verës “Gjergj Kastrioti” në Rrashbull.

Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:00, në Rrashbull, ku tre persona me maska, kanë hyrë në ambientet e Kantinës, kanë lidhur rojen dhe në një nga zyrat  kanë marrë një kasafortë.

Më pas, grabitësit janë larguar nga vendi i ngjarjes duke marrë mjetin e Kantinës, furgon tip Benz me targa DR 3538 D.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd