



PERDITESIM Aksidenti pranë Peqinit, ndërron jetë drejtuesi i motorit
Një aksident dramatik ndodhi para pak minutash në rrugën kombëtare që lidh Rrogozhinën me Peqinin, raporton bashkëpunëtori i noa.al që sjell pamjet nga vendngjarja.
Ndërsa një automjet që shikoni në foto, ishte duke udhëtuar në rrugën pranë fshatit Gjocaj, në rrethana të paqarta është përplasur me një motor.
Si rezultat një person përfundoi me plagë serioze në rrugë, sikundër shikoni pamjet që ju sjell noa.al, të papërshtatshme për t’u parë nga njerëz me ndjeshmëri të lartë.
“Deri në këto momente ende nuk ka mbërritur një autoambulancë dhe as policia”, – thotë një dëshmitar në vendngjarje.
NOA.al kërkoi informacion zyrtar nga drejtoria e Policisë së Elbasanit që mbulon dhe zonën e Peqinit. “Ne jemi njoftuar për një aksident në afërsi të Peqinit dhe forca policore janë duke shkuar në vendngjarje. po ashtu është duke shkuar edhe një autoambulancë”, – tha zyrtarja për shtyp e Policisë së Elbasanit, Hafize Peqini, në një komunikim me noa.al.
Për momentin nuk është e qartë ende, gjendja e burrit të plagosur. /NOA.AL/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





