Transmetuar më 11-06-2017, 17:39

Mbërritja e autoambulancës nuk pati vlerë për burrin rreth 50-vjeçar i cili u përfshi në aksident fatal para disa minutash në afërsi të Peqinit.

Personi i plagosur, që shihni në fotot që ju sjell noa.al, ka ndërruar jetë pak pas aksidentit, konfirmon zyrtarisht policia.

"Makina me targa AA 553 LE drejtuar nga 40-vjeçari D.G., banues në Fier, u përplas me motorin e drejtuar nga burri lushnjar, në rrugën Peqin-Elbasan", – konfirmoi zyrtarisht policia.

Në vendngjarje, punonjësit e policisë bënë identifikimin e burrit të plagosur, Kujtim Rrasa, banues i Lushnjës.

Ndërkohë nuk konfirmohet ende nëse është shoqëruar apo ndaluar drejtuesi i automjetit që u përfshi në aksidentin fatal me motoçikletën që drejtohej nga i ndjeri. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd