Transmetuar më 14-04-2017, 10:20

Modelja angleze Charli Howard ka zgjedhur që të mos ndjekë bukurinë standarde të shtëpive të modës, por t’a pranojë trupin e saj me gjithë defektet që ka.

Kështu ajo publikoi në Instagram një fotografi të së pasmeve të saj pa bërë ndërhyrje apo përpunime, duke shkruar, “Ky është një trup natyral, nuk ka asgjë për të ardhur turp”.

Në vitin 2015, siç shkruan noa.al, Charlie i shkroi një letër të ashpër agjencisë së saj ku punonte si modele, pasi i ishte kërkuar të humbte peshë.

“Nuk mund të pres kockat për të qenë e dobët”, shkroi asokohe modelja. /a.y/noa.al

Deklarata e modeles: Nuk mund të pres kockat për të qenë më e dobët

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd