







Sipas agjencisë së modës për të cilën punonte Charli Howard, ajo duhet të humbte 3 centimetra në vithe ose në të kundërt do të anulohej kontrata.
Por në vend që të futej në dietë modelja angleze 23 vjeçare, me masë 38, publikoi në profilin e saj në Facebook, një letër të hapur për agjencinë.
Ja ç’shkruan Charli:
“Nuk do të lejoj më që të më thoni se si është më mirë që të jem unë, apo çfarë duhet të ndryshoj për t’u bërë më e bukur me shpresën që ju të më gjeni punë. Refuzoj që të më vijë turp, për të respektuar standardet tuaja qesharake estetike. Në rast se nuk e keni vënë re, jam femër. Një qenie njerëzore. Nuk mund të pres kockat e vitheve, vetëm për të arritur masën e duhur. Sa më shumë të sforcoheni të dobësoheni, aq më shumë stilistët do të realizojnë veshje tejet të ngushta dhe vajzat do të sëmuren. Nuk është ky imazhi që kam zgjedhur të përfaqësoj”.
Fjalët e vajzës nga Londra, morën mbështetjen e mijëra njerëzve, të cilët u bën bashkë për të komentuar dhe kundërshtuar dobësimet ekstreme në emër të së bukurës./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





