Transmetuar më 12-04-2017, 14:59

Një person i shpallur në kërkim për përdhunimin e një gruaje në Bathore, në periferi të Tiranës, është vënë në prangat e policisë.

Gjatë ditës së djeshme, e martë, është arrestuar 38- vjeçari Lorik B., me banim në Bathore, i akuzuar për veprën  penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Ai akuzohet se më 5 prill, ka përdhunuar një grua. Ndaj tij ka bërë denoncim një grua rreth 45 vjeçe me iniciale Dh.C., e cila ka thënë se 38- vjeçari e ka përdhunuar, pasi i kishte zënë pritë.

Prej afro një jave 38- vjeçari ishte shpallur në kërkim, ndërkohë që ndaj tij materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës. /a.y/noa.al

Përdhunohet një grua në Kamëz, në kërkim i dyshuari

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd