Transmetuar më 06-04-2017, 18:43

Një grua në Kamëz ka rënë pre e abuzimit seksual. Ditën e djeshme, i dyshuari Lorik B., 37-vjeç, banues në Bathore, me precedentë penalë, u shpall në kërkim.
Ndaj tij ka bërë denoncim një grua rreth 45 vjeçe me iniciale Dh.C., e cila ka thënë se 37- vjeçari e ka përdhunuar.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur këtë të martë, ku e dëmtuara i është drejtuar komisariatit nr.5 për të bërë denoncim.
Detajet e kësaj ngjarje nuk janë ende të qarta, ndërkohë që i shpalluri në kërkim akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





