
Kryeministri Edi Rama, thotë se opozita mund ta bllokojë përkohësisht Vettingun, por s’do ta pengojë dot popullin që të heqë qafe pengmarrësit e drejtësisë.
Rama thotë se sot në Kuvend nis rruga e Vettingut.
“Mund ta bllokojnë përkohësisht, po kurrsesi s’do ta pengojnë dot popullin të heqë qafe pengmarrësit e drejtësisë. Vettingu për Shqipërinë që duam. Vettingu për shtet. Vettingu për punë. Vettingu për mirëqenie”, shkruan Rama në Facebook.
Kuvendi do të mblidhet sot pasdite në orën 18:00, në seancë plenare, për ngritjen e komisionit ad hoc që do të verifikojë kandidatët e institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarë dhe prokurorëve shqiptarë.
Nga 84 kandidaturat e përzgjedhura nga Avokati i Popullit që përmbushnin kriteret formale, ONM dha vlerësim pozitiv për 67 prej tyre, duke i konsideruar të përshtatshëm për të qenë në listën përfundimtare që do të verifikohet nga Kuvendi. /a.y/noa.al
Kuvendi mblidhet sot për ngritjen e komisionit "ad hoc" për vettingun
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





