Transmetuar më 11-04-2017, 08:33

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot pasdite në orën 18:00, në seancë plenare, për ngritjen e komisionit ad hoc që do të verifikojë kandidatët e institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarë dhe prokurorëve shqiptarë.

Ndërkohë mësohet se PS ka dërguar dy propozimet për komisionin e parë. Deputetët Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja janë dy deputetët që vijnë nga selia rozë, ndërkohë LSI më herët ka propozuar emrin e Luan Ramës për të qenë pjesë e komisionit ed hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Këto tre propozime plotësojnë vendet e mazhorancës, ndërkohë opozita ka bërë të qartë se nuk do të dërgojë asnjë emër.

Nga 84 kandidaturat e përzgjedhura nga Avokati i Popullit që përmbushnin kriteret formale, ONM dha vlerësim pozitiv për 67 prej tyre, duke i konsideruar të përshtatshëm për të qenë në listën përfundimtare që do të verifikohet nga Kuvendi. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd