Transmetuar më 08-04-2017, 09:43

Policia e Shtetit jep detaje lidhur me një operacion ndërkombëtar antitrafik, mes palës shqiptare dhe asaj italiane.

Pesha e saktë e lëndës narkotike të sekuestruar është 1403 kilogramë. Ndërkohë bëhet me dije se lënda narkotike është gjetur në Kalabri në Itali, atje ku trafikantët e kanë hedhur në det gjatë ndjekjes nga policia.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar tre skafistët, D. L., 27 vjeç, nga Fieri, K.S., 19 vjeç nga Fieri dhe A. A., 36 vjeç nga Vlora.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë italiane po vijojn hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti si dhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Kapet gomonia me 1.5 ton drogë në afërsi të Korfuzit, pranga tre skafistëve 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd