Transmetuar më 07-04-2017, 08:58

“Qeveria siriane dhunoi normat e vendosura nga Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara. Ndërhyrja është në interesin jetik të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të parandaluar dhe dekurajuar përhapjen e armëve kimike vdekjeprurëse”.

Janë këto fjalët e Presidentit amerikan Donald Trump, duke komentuar sulmin e nisur ditën e sotme, ende pa zbardhur e premtja, në territorin sirian.

Të parët që i’u përgjigjën sulmit ishin Rusia dhe Izraeli. Presidenti izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se, “Ne jemi në krahë të SHBA. Përdorimi i armëve kimike nuk duhet toleruar”.

Nga ana e tij Presidenti rus Vladimir Putin, nëpërmjet zëdhënësit Dimitri Peskov, e cilësoi sulmin amerikan në Siri si një tentativë për të larguar vëmendjen ndaj viktimave të shumta mes popullsisë civile në Irak.

Kryeministrja britanike Theresa May, e cilëson me vend përgjigjen amerikane ndaj “sulmit barbar kimik në Siri”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën sulmin në Siri në orët e para të mëngjesit të së premtes, duke lëshuar rreth 60 raketa Tomahawk, drejt një baze ajrore siriane, pas sulmit me armë kimike në Idlib. /a.y/noa.al

Përgjigjet SHBA, nis sulmin me raketa mbi Siri

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd