







Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur sulmin në Siri, duke lëshuar rreth 60 raketa Tomahawk, drejt një baze ajrore siriane, pas sulmit me armë kimike në Idlib.
“Bombardimi amerikan në Siri është në interesin jetësor të sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Presidenti amerikan Donald Trump, duke i kërkuar gjithë botës që të bashkohen me SHBA, për t’i dhënë fund terrorizmit.
Në këtë ofensivë nuk është përfshirë akoma asnjë avion luftarak, por është goditur vetëm me raketa. Gjithçka nisi në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Televizioni shtetëror sirian konfirmoi se një sulm me raketa nga ana e SHBA, ka goditur një sërë objektivash ushtarakë brenda vendit, duke e cilësuar sulmin si një “agresion që ka shkaktuar viktima”.
Nga informacionet e para siç shkruan noa.al, raketat kanë goditur një bazë ajrore në Shayrat, në qendër të Sirisë, nga ku dyshohet se u bë sulmi me armë kimike në fillim të kësaj jave.
Katër ditë më parë një raketë goditi një spital në provincën e Idlibit në Siri, duke shkaktuar rreth 60 persona të vdekur, nga të cilët 11 fëmijë. Gjithashtu mbetën të plagosur më tepër se 400 të tjerë. Të parët që i’u përgjigjën sulmit ishin Rusia dhe Izraeli. Presidenti izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se, “Ne jemi në krahë të SHBA”.
Nga ana e tij Presidenti rus Vladimir Putin, nëpërmjet zëdhënësit Dimitri Peskov, e cilësoi sulmin amerikan në Siri si një tentativë për të larguar vëmendjen ndaj viktimave të shumta mes popullsisë civile në Irak.
Kryeministrja britanike Theresa May, e cilëson me vend përgjigjen amerikane ndaj “sulmit barbar kimik në Siri”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën sulmin në Siri në orët e para të mëngjesit të së premtes, duke lëshuar rreth 60 raketa Tomahaëk, drejt një baze ajrore siriane, pas sulmit me armë kimike në Idlib./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





