
Komiteti i mbrojtjes së Dumës ruse, deklaron se sulmi me raketa nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kundër Sirisë, mund të përkeqësojë raportet mes Moskës dhe Washingtonit, si dhe mund të çojë në një konflikt të armatosur në Lindjen e Mesme.
“Ky është një veprim i papërgjegjshëm”, thuhet në një deklaratë zyrtare, raportojnë mediat ruse.
Moska kërkon me urgjencë që të mblidhet këshilli i sigurisë, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën sulmin në Siri në orët e para të mëngjesit të së premtes, duke lëshuar rreth 60 raketa Tomahawk, drejt një baze ajrore siriane, pas sulmit me armë kimike në Idlib. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





