Transmetuar më 04-04-2017, 10:29

Mund të jetë një i ri nga Krigistani, kamikazi i atentatit terrorist të ditës së djeshme në metronë e Shën Petërburgut në Rusi, ku u vranë 11 persona dhe u plagosën 45 të tjerë.

Sipas zëdhënësit të shërbimeve të inteligjencës së Kirgistanit, Rakhat Saulaimanov, peroni që kreu sulmin vetëvrasës ishte Akbarzhon Jalilov, i lindur në vitin 1995 në Kirgistan, i cili më vonë kishte fituar shtetësinë ruse.

22- vjeçari jetonte në Shën Petërburg prej gjashtë vitesh dhe kishte ndryshuar disa pasaporta, i cili mendohet se gjeti vdekjen në sulmin tragjik.

Megjithatë agjencia e inteligjencës së Kirgistanit bëri me dije se po bashkëpunon me autoritetet ruse, lidhur me mundësinë që autori i sulmit të jetë ende gjallë dhe të jetë arratisur, por në këtë pistë shanset janë fare të pakta.

Ndërkohë atentati nuk është marrë përsipër ende nga asnjë organizatë terroriste, ndonëse hetimet janë përqendruar në fundamentalizmin islamik./a.y/noa.al

Sulmi në Shën Petërburg, 11 të vdekur dhe 45 të plagosur

Shpërthim i fuqishëm në një metro në Shën Petersburg, 10 të vdekur dhe disa të plagosur

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd