Transmetuar më 04-04-2017, 07:37

Sërish goditje në një prej metrove më të mëdha. Kësaj radhe në shënjestër u vu Rusia dhe Shën Petërburgu, ku një vagon i metrosë u hodh në erë, pikërisht në ditën kur Presidenti Vladimir Putin, do shkonte në zonë për një takim me kolegun bjellorus, Alexander Lukashenko.

Bilanci paraprak është 11 të vdekur dhe 45 të plagosur, gjashtë prej tyre në gjendje të rëndë. Sulmi dyshohet se është vepër e një kamikazi nga Kazakistani.

Vagoni i linjës blu të metrosë u godit teksa ndodhej mes stacioneve të Tekhnologicheskiy Insitut dhe Sennaya Ploshchad, por një tjetër lëndë plasëse e fshehur u zbulua në stacionin e tretë Ploshchad Vosstaniya, dhe u çmontua, ndërsa thuhet se ishte një bombë shumë më e fuqishme.

Atentati sipas policisë ruse u krye nga 22- vjeçari Maxim Arishev, me origjinë nga Kazakistani, i cili u dorëzua pak orë më vonë duke mohuar autorësinë./a.y/noa.al

Shpërthim i fuqishëm në një metro në Shën Petersburg, 10 të vdekur dhe disa të plagosur

Sulmi në Shën Petersburg, dalin fotot e para të terroristit të dyshuar

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd