Transmetuar më 03-04-2017, 18:48

Rusia sot u trondit nga një sulm me bombë në metronë e Shën Petersburg ku humbën jetën 10 persona dhe 50 të tjerë mbetën të plagosur.

Kur kanë kaluar vetëm disa orë, mediat ruse kanë zbuluar fotot e para të terroristit të dyshuar të kapura nga kamerat e sigurisë të vendosura në metro.

Nga filmimet autori i dyshuar shihet i veshur me një pallto të madhe të zezë si dhe një kapele. Incidenti i tmerrshëm ndodhi në një metro që po udhëtonte mes stacioneve Sennaya dhe Sadovaya.

Dhjetëra persona mbetën të plagosur në mes tyre edhe fëmijë. Sipas raportimeve të para, personi në foto la një valixhe në tren përpara se të largohej vetë.

Gjithashtu një pajisje e dytë shpërthyese e kamufluar si bombol gazi zjarrfikësish u gjet dhe u çaktivizua në një tjetër stacion aty pranë.

Pasagjerë të gjakosur u shpërndanë në të gjithë platformën e metrosë, teksa shërbimet emergjente nxituan në ndihmë të tyre.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd