
Fier, 4 prill 2017, NOA.al- Ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit një prej katër të plagosurve të aksidentit të ditës së djeshme.
Viktima është Kate Mahmutaj 77 vjeçe, nëna e drejtuesit të mjetit Mariglen Mahmutaj, 31 vjeç, banues në Vlorë.
E moshuara ndërroi jetë pasditen e djeshme në spital, duke mos u mbijetuar plagëve të marra.
Aksidenti ndodhi paraditen e djeshme, e hënë, ku në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Varibob, 31- vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Nisan”, me targë XAM3605, ka dalë nga rruga e për pasojë është aksidentuar vetë dhe pasagjerët, prindërit e tij Ismet Mahmutaj, 81 vjeç dhe Kate Mahmutaj, 77 vjeçe si dhe e afërmja e tyre D.F., 41 vjeçe, banuese në Vlorë.
Mariglen Mahmutajt i’u komunikua arresti, ndërsa si ai edhe dy të plagosurit e tjerë ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Lidhur me aksidentin vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





