Transmetuar më 03-04-2017, 11:03

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e daljes së një makine nga rruga në autostradën Levan- Tepelenë.

Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:40, në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Varibob, ka dalë nga rruga mjeti autoveturë tip “Nisan”, me targa XAM 3605.

Makina e aksidentuar drejtohej nga 31- vjeçari Mariglen Mahmutaj, banues në Vlorë.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime prindërit e drejtuesit të mjetit Ismet Mahmutaj, 81 vjeç dhe Kate Mahmutaj, 77 vjeçe dhe e afërmja e tyre D.F., 25 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit.

Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta ndërkohë që policia vijojnë ende hetimet./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd