






Mat, 3 prill 2017, NOA.al- Peshohet lënda narkotike e zbuluar në një tunel në Mat, gjatë ditës së djeshme.
Bëhet fjalë për 2 ton e 55 kilogramë kanabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, e zbuluar në tunel dhe në një kontenier.
Gjithashtu në kontenier është gjetur edhe një armë zjarri kallashnikov.
Lënda narkotike u zbulua paraditen e së dielës, në njësinë administrative Baz, në afërsi të lagjes “Daci”.
Fillimisht lënda narkotike u gjet rreth 25 metra në brendësi të tunelit ndërsa më pas në kontenier. Nuk dihet ende se kush e ka fshehur lëndën narkotike, ndërkohë që policia vijon hetimet, si dhe flitet për një person të arrestuar./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





