Transmetuar më 02-04-2017, 12:56




Mat, 2 prill 2017, NOA.al- Zbulohet 200 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa e fshehur në një tunel në Mat.
Në orët e para të ditës së sotme, në njësinë administrative Baz, në afërsi të lagjes Daci, nga policia gjatë kontrollit në një tunel, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale lënda narkotike.
Lënda narkotike u gjet rreth 25 metra në brendësi të tunelit. Nuk dihet ende se kush e ka fshehur lëndën narkotike, ndërkohë që policia vijon hetimet./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





