Transmetuar më 27-02-2017, 12:19

Tiranë, 27 shkurt 2017, NOA.al- Në ditën e dhjetë të protestës së opozitës, mbi Kryeministri është ngritur një dron me një banderolë.
Në të shkruhej një mesazh që duket se i drejtohej Kryeministrit Edi Rama, ku shkruhej “Zgjedhje të lira, pa drogë dhe të droguar”.
Ngritja e dronit u bë pak minuta pas fjalës që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mbajti para protestuesve./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





