Transmetuar më 12-02-2017, 13:28

Pak kohë më parë kantautori Pirro Çako i dha fund një lidhje disa vjeçare, nga e dashura e tij rreth 20 vite më e vogël. Kjo ishte ndarja e dytë e bujshme me të, pas divorcit me ish- bashkëshorten Inva Mula me të cilin ka një djalë.

Ndonëse bashkëjetuan për pesë vjet, Pirro dhe Sesilia, nuk i’a dolën të kurorëzojnë dashurinë e tyre, duke u ndarë pak kohë para vitit të ri.

“Njerëzit lidhen e zgjidhen, tani unë po kaloj një fazë zgjidhjeje si të gjithë njerëzit. Jam vetëm”, tha Çako, në emisionin ‘Xing me Ermalin’.

Në vijim shtoi se të qenit vetëm është diçka shumë e kënaqshme, duke shtuar se nëse do fliste më shumë i bie që të ndaheshin të gjithë çiftet.

Pirro Çako ndahet nga e dashura e tij 25 vjet më e re

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd