Transmetuar më 20-01-2017, 15:55

Lajmet e fundit sa i përket marrëdhënies të çiftit Pirro Çako dhe Sesilias nuk janë më të mirat e mundshme. Sipas disa raportimeve nga mediat, çifti prej kohësh kanë ndarë rrugët e tyre pasi ata nuk shiheshin as në festa apo aktivitete të ndryshme së bashku.

Ndarjen e tyre sipas Prive, e kanë konfirmuar edhe disa burime të afërta pranë çiftit të cilët treguan se kjo është e vërteta, por duke mos dhënë detaje për shkakun e ndarjes.

Sidoqoftë ata tashmë po vazhdojnë jetën e tyre larg njeri tjetrit teksa këngëtari krahas kësaj ngjarje ka preferuar që të tërhiqet edhe nga muzika të paktën përkohësisht.

Lidhja e këngëtarit me simpatiken (asokohe) 21 vjeç u zbulua gjatë vitit 2011. Ndonëse diferenca prej 25 vitesh e moshës mes tyre u diskutua gjatë, çifti vazhdoi lidhjen i lumtur për gjashtë vjet. Por mesa duket tani i ka ardhur fundi./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd