Transmetuar më 29-01-2017, 13:09

Tiranë, 29 janar 2017, NOA.al- Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit Arben Ristani, deklaroi sot se Kelment Balili fshihet në Tepelenë, nën kujdesin e kryetarit të bashkisë së Tepelenës, Termet Peçi dhe një shefi të PS-së në Tepelenë, Dino Selemi, aktualisht edhe drejtor i transportit të Gjirokastrës.

Ristani, tha se pas presionit të hapur ndërkombëtar për arrestimin e Kelment Balilit dhe pasi u prishën për pazarin e ditës, PS dhe LSI kanë nisur sherrin dhe shfaqjen e radhës.

Ai shtoi se Rama dhe Meta, e mbajtën dhe e mbrojtën deri në fund,edhe kur u shpall në kërkim nga Interpoli në maj të vitit 2016.

Sipas Ristanit, sot, në vend që të lozin topa djegësi me Balilin, duhet ti përgjigjen një pyetje të thjeshtë: “A po strehohet Klement Balili në Tepelenë, nën kujdesin e kryetarit të bashkisë së Tepelenës, Termet Peçi dhe një shefi të PS-së në Tepelenë, Dino Selemi, aktualisht edhe drejtor i transportit të Gjirokastrës?”.

Pas kësaj deklarate reagoi kryebashkiaku i Tepelenë, duke mohuar akuzat e PD.

Tërmet Peçi tha se çdo deklaratë që ka në thelb shpifjen e bën që të shikoj vetëm punën në shërbim të qytetarit.

“Për shpifjet e Ristanit e PD ndaj meje jam tërësisht indiferent. Faktet të bëhen publike dhe jam i gatshëm t’i përgjigjem. S’kam lidhje me Klement Balilin dhe nuk e njoh fare. S’kam pasur kurrë njohje me të. Nëse ka fakte, Ristani t’ja adresoj instancave përkatëse jo të flasë kot”./a.y/noa.al

Ristani: Balili strehohet në Tepelenë, sherri për të, për pazarin e prishur Rama-Meta

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd