Transmetuar më 30-10-2020, 07:47

Edhe në Lezhë raportohet një tjetër shpërthim me tritol. Si në rastin e Vlorës që noa.al raportoi pak më herët, edhe në zonën e Lezhës ka dëme materiale.

Por këtu raportohet të jetë hedhur tritol në shtëpinë e një gazetari. Bëhet fjalë për eksploziv që plasi te banesa e Elidon Ndreka, gazetar i News 24, bën të ditur grupi mediatik që ka në pronësi këtë tv informativ.

Elidon Ndreka

Ngjarja ndodhi sot, rreth orës 00:30, në fshatin Balldre, Lezhë, sipas të dhënave zyrtare policore.

Në pjesën e jashtme të hyrjes së banesës së shtetasit E.N, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale, policia thotë se ato janë të vogla.

Ngjarja ka krijuar shqetësim te banorët të cilët njoftuan policinë.

Pak minuta më vonë, në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Foto arkiv