Transmetuar më 30-10-2020, 07:07
Foto ilustruese

Persona të panjohur kanë hedhur tritol në një shtëpi në Vlorë me pasojë dëmtimin e pjesshëm të saj. Si në të gjitha rastet e tjera që janë shpeshtuar vitet e fundit në Shqipëri, autorët mbeten anonimë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 03:16, në lagjen Hajro Çakërri, Vlorë, njoftoi policia lokale.

Sipas saj, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, ku si pasojë ka dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.