Transmetuar më 29-03-2020, 15:02

Ambasada e Shteteve të Bashkuara po punon fort për të gjetur mundësi udhëtimi për qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria.

Kështu thotë në një njoftim të kësaj të diele, ambasada amerikane në Tiranë, duke iu drejtuar një mesazh qytetarëve të saj.

Gjithçka ka të bëjë me mbylljen e kufijve, çka ka lënë jashtë vendit edhe amerikanët.

“Ju lutemi vini re se mundësitë e udhëtimit janë jashtëzakonisht të paparashikueshme në këtë kohë dhe mund të bëhen të disponueshme, të ndryshojnë apo të anulohen në moment në fundit ose pa asnjë njoftim. Nëse jeni qytetar amerikan dhe doni të largoheni nga Shqipëria, dërgoni një email në [email protected]

Për më shumë informacion, ju lutemi të klikoni këtu: https://bit.ly/2UMFYeD”, shkruan ambasada. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE