Transmetuar më 29-03-2020, 12:28

Spanja po ecën në gjurmët e Italisë, sa i takon numrit në rritje të viktimave.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 838 viktima për shkak të koronavirusit.

Lajmi u bë me dije nga ministria e Shëndetësisë, paraditen e kësaj të diele.

Në total numri i viktimave në Spanjë ka shkuar në 6528, ndërsa i të prekurve në 78797.

Sa i takon numrit të viktimave, Spanja renditet e dyta pas Italisë, ku Covid-19 ka marrë 10023 jetë. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE