Transmetuar më 29-03-2020, 09:35

Ndërsa numri i të prekurve nga Covid-19 ka shkuar në 197, mes tyre 10 viktima, frika se virusi i rrezikshëm mund ti shtrijë rrënjët më tej është përhapur tek qytetarët.

Kush me dëshirë, e kush me “dajak” prej rregullave të vendosura, tashmë bën lëvizje të kufizuara dhe pas një orari të përcaktuar nga qeveria, nuk lejohet të dalë më.

Por teksa shifrat e viktimave dhe të prekurve raportohen periodikisht, çfarë ndodh me të shëruarit?

Mëngjesin e sotëm është bërë me dije se edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” (Snatoriumi) janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.

Kjo ka bërë që të shkojë në 8 numri i personelit mjekësor të  shëruar në Tiranë dhe Durrës, siç raporton Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë deri tani janë 40 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me sëmundjen. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE