Transmetuar më 15-11-2019, 11:30

“Kjo seancë është e jashtëzakonshme për shkak të një historie të zakonshme me Ilir Metën. Përplasja është jo mes nesh dhe Ilir Metës por mes Ilir Metës dhe drejtësisë”.

Kështu tha sot Kryeministri Edi Ramanë seancën e jashtëzakonshme parlamentare ditën e sotme, lidhur me ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, teksa për të njëjtin vend u votua në parlament Arta Vorpsi, ndërsa Presidenti dekretoi emrin e Marsida Xhaferllarit.

Ai tha se ndodhen përballë me njeriun që e ka humbur busullën dhe e ka kthyer institucionin e Presidentit në një frëngji prej ku sulmon nga të katërta anët “duke qenë ne këtu 100% në të njëjtën linjë me SHBA dhe BE dhe natyrsht pastaj është e lehtë të kuptohet se pse Ilir Meta nuk kursen as partnerët strategjikë dhe as dy aleatët e mëdhenj të palëkunudr dhe të pandryshueshëm të Shqipërisë, SHBA dhe BE në një pozitë jo komode dhe të turpshme për ta thënë me të gjitha fjalët deri në fund, sepse insiunojnë haptaz se këto përfaqësi të nderuara të shteteve që janë qysh në ditën e parë të reformës në drejtësi promotore dhe mbështetëse të kësaj reforme, akuzohen si të korruptuara”.

Sipas tij, nuk ka më turp dhe pas kësaj, por shtoi se nuk do të merret me Ilir Metën por me drejtësinë që është ende në ardhje dhe që ende kërkon shumë vullnet, shumë durim dhe shumë mbështetje.

Rama tha se për gjithë ata që e ndjekin këtë eposod të ri të historisë së vjetër të përplasjes së Ilir Metës me drejtësinëë, para se ne të vendosej dhe të bëhej atë që Kuvendi bëri duke zgjedhur dy anëtaret e Gjykatës Kushtetueses dhe duke marrë të mirëqenë zgjedhjen e një anëtareje tjetër, për shkak të mos përmbushjes në afat të deëtyrës nga Presidenti, kujtoi se janë dakordësuar 100% me aleatët strategjikë dhe me ekspertët e tyre, të Euralius dhe Opdat.

Prandaj tha Kryeministri për të gjithë njerëzit që duan të dinë të vërtetën e kësaj që po ndodh ka një pyetje retorike, “A është e mundur që SHBA dhe BE si dhe ekspertiza e tyre të jenë vënë në dispoziion të ndonjë projekti tjetër përveç atij të shpallur dhe legjitim nga duart e politikës?”

Rama shprehu besimin se për çdo mendje të arsyeshme përgjigja është e thjeshtë, “kjo nuk është e mundur”.

“Beteja jonë sot nuk është me ilir metën por me KÇK (Kap ça të kapësh). Nuk mundet KÇK ti gëzojë pasuritë e tyre dhe ofensiva ndaj pasurive të tyre do të jetë thelbi i një procesi pa kthim që do të duhet dhe do të nisë një orë e më parë”, deklaroi Kryeministri. /a.y/noa.al/

Meta: Askush të mos guxojë të përdhosë Kushtetuesen! Do i drejtohem popullit dhe gjithë botës