Transmetuar më 15-11-2019, 10:48

Për Presidentin Ilir Meta, situata në Gjykatën Kushtetuese është tërësisht e zgjidhur për gjithë ata që dinë të lexojnë Kushtetutën.

Ai tha se parimet kushtetuese janë të sanksionuara pavarësisht nga deformimet e pandershme që mundohen ti bëjnë.

“Kam një paralajmërim të fundit për gjithë ata që mendojnë se betimi i Metës me dorën mbi Kushtetutë ka qenë një poroces formal, iu them se nuk ka proces më të rëndësishëm në Kushtetutën e Shqipërisë se sa Kushtetuta e Republikës e cila ka vetëm një garant që është Gjykata Kushtetuese. Përpjekjet për të dhuanar Kushtetuën dhe për të kapur gjithë institucionet janë të dështuara, ndaj askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Meta.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese është institucioni më i rëndësishëm në vend, dhe parlamenti me një mocion rrëzohet, gjithashtu edhe Presidenti mund të shkarkohet, por jo Gjykata Kushtetuese.

Ai tha ndër të tjera se “Nëse dikush mendon se angazhimet e mia kanë qenë ceremoniale do ju bëj të qartë se në fund fare kjo është Kushtetuë që mbron popullin e Shqipërisë dhe do jetë detyrë e Presidentit dhe popullit që ti tregojë vendin kësaj bande uzurpatore”.

Meta bëri thirrje që secili të shikojë detyrën e vetë dhe të zbatojë kompetencat e veta.

Ai tha në mbllje se “Në momentin e duhur Presidenti do i drejtohet popullit dhe gjithë botës, pasi vendi u la qëllimisht pa Gjykatë Kushtetuese për dy vjet. Gjithashtu iu uroj punë të mbarë gjithë anëtarëve të Kushtetueses”. /a.y/noa.al/