Transmetuar më 15-07-2019, 14:20

Policia e Tiranës, del me deklaratë lidhur me shpërthimin e ditës së sotme në zonën e ish-Bllokut.

Bëhet me dije se rreth orës 13:15 në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh ku po fryheshin disa tollumbace, ka shpërthyer një bombol gazi.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P., A. P., E. N., dhe D.S., të cilët u dërguan në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë shpërthimi ka shkaktuar dëme të shumta edhe në bizneset përreth.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur shërbimi zjarrfikës dhe policia duke vënë situatën nën kontroll, teksa hetimet për ngjarjen janë në vijim. /a.y/noa.al

Shpërthim i fuqishëm në zonën e ish-Bllokut, 4 të plagosur