Transmetuar më 15-07-2019, 13:37

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13.15 të kësaj të hëne, pranë një karburanti në rrugën “Vaso Pasha”.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ka shpërthyer një bombol heliumi e cila përdoret për fryrjen e tollumbaceve në një dyqan që merret me organizime eventesh, ku flitet për katër persona të lënduar.

Të lënduarit janë tre persona me inicialet S.P., A.P., E.N., dhe D.S, të cilët u dërguan për mjekim në spital.

Ndërkohë shpërthimi ka shkaktuar dëme të shumta edhe në bizneset përreth.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur shërbimi zjarrfikës dhe policia, teksa hetimet për ngjarjen janë në vijim. /a.y/noa.al