Transmetuar më 22-11-2018, 11:33

Gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për objektet që preken nga projekti i Unazës së Madhe, kanë mbetur të lënduar gjashtë efektiv policie.

Në mes të protestuesve, një përfaqësues i policisë iu bëri thirrje që të mos qëllojnë.

“Janë plagosur 5-6 efektivë, jo lutem mos hidhni kapsolla. Policia nuk ushtron dhunë. Jem në detyrë, ju lutemi distancohuni”, u tha në thirrje.

Sakaq policia deklaron se gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 6 efektivë të Policisë së Shtetit.

Konstatohet se efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.

“Një punonjëse policie ka dëmtime më të rënda në krahë. Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësuesve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit”, sqaron policia.

Gjithçka ndodhi teksa protestuesit shtyn kordonin e policisë në tentativë për të hyrë në Parlament, ku po fliste Kryeministri Edi Rama, i cili i cilësoi banorët si “uzurpues profesionistë”, duke thënë se nuk do të marrin dëmshpërblim. /a.y/noa.al

Banorët e Unazës së Re, përplasen keq me policinë te Parlamenti, tym dhe shashka

Rama i prerë me banorët e Unazës së Re: Mos na dilni para! As bëhet fjalë dëmshpërblimi

Rama: Opozita udhëheq protestën e turpshme të Unazës së Re, s’ka dëmshpërblim

“Unaza e Re”, Rama nxjerr video: S’ka shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet