Transmetuar më 17-11-2018, 15:14

Dalin detaje të reja lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e kësaj të premteje në kthesat e Qafë Thanës, ku mbeti i përplasur një autobus me 40 gjimnazistë.

Nga hetimet e kryera rezulton se autobusi ka qenë duke ecur me shpejtësi mbi normat e lejuara në momentin që ka hyrë në kthesë.

Ka rezultuar se autobusi udhëtonte me 75 km/h, në momentin e aksidentit, teksa policia për zonën e aksidentit lejon shpejtësinë prej 40 km/h.

Ndër të tjera sipas dëshmive të pasagjerëve, autobusi në pjesën më të madhe të rrugës ka qenë me shpejtësi mbi normat.

Ndonëse shoferi i autobusit ka tentuar të frenojë, nuk ka mundur, duke u përplasur me bordurat anësore të rrugës. Ndërkohë paraprakisht policia tha se shkak për aksidentin në rrugë u bë lagështia dhe pakujdesia e shoferit.

Aksidenti ndodhi gjatë pasdites së të premtes në Qafë Thanë, ku një autobus me gjimnazistë të një shkolle në Roskovec doli nga rruga, me pasojë plagosjen e 7 nxënësve.

Aksidenti ndodh rreth orës 17:00, në Qafë- Thanë, ku autobusi me targë AA 723 OP me drejtues shtetasin L. H., duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Fierit, u aksidentua. /a.y/noa.al

Aksidenti në Qafë- Thanë, policia zbardh detaje: 7 nxënës të plagosur