Transmetuar më 16-11-2018, 18:59

Policia e Elbasanit ka zbardhur detajet nga aksidenti i ndodhur gjatë pasdites së sotme në Qafë Thanë, ku një autobus me gjimnazistë të një shkolle në Roskovec ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 7 nxënës të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Përrenjasit.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00, në Qafë- Thanë, ku autobuzi me targë AA 723 OP me drejtues shtetasin L. H, duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Fierit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë.

Burime policore bëjnë me dije se në autobuz udhëtonin nxënës të një shkolle të Rroskovecit, ndërsa dyshohet se mjeti është aksidentuar për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe nga pakujdesia e drejtuesit të mjetit ka dale nga rruga ku për pasojë u lënduan lehtë shtetasit : L. V., 17 vjeçe, E.D. 15 vjeç, N. H. 17 vjeçe, .B. Q., 18 vjeç, J. G., 17 vjeç, D.V., 17 vjeç, M.V., të cilët pas kontrollit mjeksor dhe marrjes së ndihmës së parë, janë në pritje të autobusit tjetër për tu larguar për në banesat e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit./b.l/noa.al/