Transmetuar më 19-09-2018, 14:23

Një person mbeti i plagosur me thikë paraditen e sotme në zonën e “Unazës së Re” në Tiranë.

Por ndërsa kanë kaluar pak orë nga ngjarja, mësohen detaje rreth saj. Si autor i dyshuar u arrestua 51-vjeçari Rezmi Caushaj.

Ai akuzohet se ka plagosur me thikë, një 40-vjeçar, person me të cilin ishte lidhur e bija.

Mësohet se ai ishte kundër lidhjes mes tyre dhe për këtë arsye kishte lënë takim në lokal me të dashurin e vajzës, ku në debat e sipër i ka ngulur thikën, duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15 të kësaj të mërkure, pranë një lokali në zonën e “Unazës së Re”.

I dëmtuari u dërgua me urgjencë në spital, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /a.y/noa.al

Sherri në Tiranë përfundon në gjak, plagoset një person te “Unaza e Re”