Transmetuar më 19-09-2018, 11:27

Një sherr i ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ka përfunduar me plagosjen e një personi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15 të kësaj të mërkure, në zonën e “Unazës së Re”.

Rezmi Caushaj 51 vjeç, pas një konflikti të momentit ka plagosur me thikë një 40-vjeçar.

I dëmtuari u dërgua me urgjencë në spital, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq i dyshuari u ndalua nga efektivët e komisariatit nr.6, ku dhe po merret në pyetje.

Aktualisht vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al