Transmetuar më 19-09-2018, 12:02

Mesnatën mes të martës dhe të mërkurës, biznesmeni Andrea Zoga, u dhunua egërsisht, teksa po kthehej në banesën e tij në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Duke folur ditën e sotme për mediat, nga ambientet e spitalit, ai dyshon se shkak për dhunën, mund të jetë bërë një konflikt që ka pasur i vëllai lidhur me një pronë ku është ndërtuar një pallat.

Ai tregoi se disa persona i janë afruar pa folur apo debatuar, duke nisur ta godasin.

Zoga ka thënë se para disa kohës ka pasur një debat vëllai i tij i cili është larguar jashtë shtetit, dhe se çështjen e ka çuar në Prokurori, për shkak se ka marrë kërcënimi.

Ai shton se, “Prokurori Julian Zonja e mbyll çështjen pa e hapur fare pasi nuk gjen prova. Sot një muaj pasi është mbyllur çështja të del një bandë që të masakron në mes të rrugës”.

Po ashtu thotë se ka dalluar vetëm dy persona me kapele në kokë dhe se më pas i janë sulur edhe persona të tjerë.

Ai kërkon që të merren masa për këtë rast, duke theksuar se nuk ka asnjë konflikt.

Zoga thotë se para disa kohësh e kanë kërcënuar me jetë, dhe se konflikti i vetëm për të cilin është në dijeni, është ai i vëllait të tij.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, biznesmeni ndodhet në spital, me plagë në kokë dhe trup. Biznesmeni Zoga, ka disa aktivitete në Tiranë, si fast food dhe restorante. /a.y/noa.al

Tiranë, rrihet një biznesmen pranë banesës së tij