Transmetuar më 19-09-2018, 09:39

Një biznesmen në Tiranë, ka rënë pre e dhunës së egër pranë banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet rreth mesnatës së lënë pas, teksa biznesmeni Andrea Zoga, po kthehej në banesë.

Disa persona që udhëtonin me një makinë tip “Golf” i kanë dalë përpara dhe e kanë goditur.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, biznesmeni ndodhet në spital, me plagë në kokë dhe trup.

Mësohet se biznesmeni Zoga, ka disa aktivitete në Tiranë, si fast food dhe restorante.

Madje rezulton se edhe më herët biznesmeni është kërcënuar dhe për këto raste, ka bërë denoncim në polici. /a.y/noa.al