Transmetuar më 17-09-2018, 08:41

Ditën e sotme, 17 shtator, nis viti i ri shkollor, ku janë 480 mijë nxënës ata që do të ulen në bankat e shkollës.

Me këtë rast, edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, nuk ka kursyer urimin e saj.

“Uroj me zemër suksese për të gjithë fëmijët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!”, shkruan Kryemadhi.

Ajo thotë se fillon sot për ta një rrugë e re në përballjen me jetën, me mësime, por dhe shumë sfida e mundime, udhërrëfyes e bashkëudhëtarë do të kenë mësuesit, që do ju japin dorën dhe dijen për të kaluar vështirësitë përpara.

“Uroj gjithashtu suksese për të gjithë nxënësit në këtë vit të ri shkollor”, thotë Kryemadhi. /a.y/noa.al

Nis viti i ri shkollor, Nikolla: Kryefjalë, përmirësimi i cilësisë së shërbimit për nxënësit