Transmetuar më 21-07-2018, 10:06

Mondi Voga është një nga autorët e dyshuar të dhunimit të avokatit Ilia Ilia, në Durrës. Ka qenë vetë babai i tij, Kadri Voga, ai që në një intervistë ka thënë se djali i tij është shtyrë nga prokurori Arian Ndoj.

Ai pranon se ka qenë djali i tij që ka dhunuar avokatin por thotë se është shtyrë nga një prokuror kriminel.

“Dënoj ashpër veprimin e djalit tim Mondi Voga. Kjo është një ngjarje e rëndë dhe e dënueshme. Avokati Ilia Ilia është një figurë e nderuar. Familjes së avokatit dhe opinionit i kërkoj ndjesë. Djali im është shtyrë nga një prokuror kriminel. Prokurori Arjan Ndoji e shtyu djalin tim drejt këtij akti. Ai e përdor djalin tim si të fortë por djali im është viktimë e Arjan Ndojit, i paguar. Djali im e ka pasur shok shkolle Arjan Ndojin. I kam thënë djalit tim të largohet nga ky person”, u shpreh Voga për ‘News 24’.

Ai shton se me Arjan Ndojin është në gjyqe prej 10 vitesh, madje e ka denoncuar për veprime anti-ligjore.

“Prokurori Arjan Ndoji përkrah kriminelët, më ka marrë lokalin e familjes sime. Ndojin e kam akuzuar për shpërdorim detyre. Organet e drejtësisë të zbardhin çështjen. Do të bëj vetëgjyqësi ndaj Arjan Ndojit”, ka deklaruar Kadri Voga.

Dalin pamjet, shikoni si dhunohet avokati Ilia në mes të rrugës, çfarë bën shoqëruesi i tij

Ishte nisur për në seancë gjyqësore, dhunohet avokati