Transmetuar më 20-07-2018, 12:25

Një ditë më parë avokati Ilia Ilia u dhuna me grushte nga dy persona në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ndodhi teksa Ilia po përgatitej për t’u paraqitur në një seancë gjyqësore.

Pak para se të dhunohej, avokati ishte së bashku me një tjetër person që mendohet se është inspektori i policisë Sadik Lasku.

Aty afrohen dy persona ndërkohë njëri prej tyre, ai me kapele merr për krahu shoqëruesin e avokatit dhe e largon.

Personi tjetër po bisedonte diçka me avokatin dhe papritur nis ta godasë me grushte.

Aty afrohet edhe personi me kapele dhe e godasin të dy.

personi që shoqëronte avokatin rikthehet në skenën e dhunës dhe tenton të ndajë personat.

Aty afrohen edhe disa kalimtarë të tjerë që shuajnë përplasjen./a.m./noa.al/

Rrihet avokati ne Durres on Vidnews.