Transmetuar më 16-07-2018, 16:47

Grupi hetimor ka ngritur një pistë të re lidhur me vrasjen makabre të ish-policit Boran Bërçana dhe partneres së tij Silvi Ndoci.

Ata u ekzekutuan me breshëri plumbash brenda automjetit të tyre ndërkohë gjithçka ka ndodhur në prezencë të djalit 2-vjeçar të çiftit, i cili ka qëndruar për pesë orë pranë trupave të pajetë të atyre që e sollën në jetë.

Ngjarja dyshohet se ka lidhje me të shkuarën e Bërçanës si punonjës policie, por që fundi ëhtë forcuar edhe një pistë e re.

Mendohet se 30-vjeçari ka pasur lidhje me një bandë të rrezikshme në Shkodër.

Por, nuk ka ende të dhëna shtesë për të zbuluar motivet e një vrasjeje aq brutale, së bashku me partneren dhe në sy të djalit.

NOA mësoi nga burimet në polici se Bërçana nuk ka qenë i rregullt gjatë kohës që shërbente si efektiv i uniformave blu.

Ai ishte jo korrekt me punën dhe disa herë i ishte nënshtruar masave disiplinore, derisa vendosi të dorëhiqet nga detyra.

Së fundi ai kishte qenë në Spanjë me familjen dhe ishte kthyer para disa muajsh./a.m./noa.al/

Krimi i dyfishtë në Shkodër, çfarë bëri ish-polici kur pa autorin me armë

Si u ekzekutua ish-efektivi dhe bashkëjetuesja e tij, çfarë zbuloi policia

Makina e djegur në Shkodër, policia: Dyshohet se u përdor në vrasjen e çiftit, u gjet dhe automatik

Ky është ish-efektivi i policisë dhe bashkëjetuesja e tij që u ekzekutuan brenda në makinë

Ish-efektivi i policisë dhe bashkëjetuesja u vranë në sy të fëmijës, pamjet që mbeten pas

Çifti u vra në sy të fëmijës, burri ishte larguar nga policia prej vetingut

Pamjet e vrasjes së dyfishtë, në makinë dhe fëmija i tyre një vjeç

Çifti i ekzekutuar në makinë në Shkodër, kishin me vete edhe fëmijën e mitur