Transmetuar më 16-07-2018, 09:11

Dalin detaje të reja nga hetimet lidhur me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Shkodër, ku ish-efektivi i policisë Boran Bërçama 30 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij Silvana Ndoci 25 vjeçe, u ekzekutuan brenda makinës së tyre, ndërsa me ta ndodhej edhe djali 1 vjeç e gjysmë, i cili mundi të shpëtojë nga të shtënat.

Mbi dy viktimat është qëlluar rreth 20 herë, poshtë banesës ku jetonin me qera në lagjen “Naim Gjylbegu”, brenda makinës tip “Benz” me targë AA 006 HA.

Hetuesit duke rindërtuar ngjarjen, thonë se Bërçama sapo ka parë atentatorin me armë, i ka dalë përpara Silvanës, duke tentuar që ta mbulojë me trup.

Ndërkohë djali i çiftit ka qenë në gjumë në sedijen e pasme të makinës dhe vetëm më vonë i është afruar së ëmës, duke i qëndruar në prehër. Mendohet se atentatorët kanë qenë dy persona, të cilët kanë ekzekutuar çiftin por janë treguar të kujdesshëm që të mos dëmtohej i mituri.

Mësohet se Bërçama për disa vite ka qenë efektiv i policisë së Shkodrës, Pukës dhe pjesë e repartit “Shqiponja”, deri kur në muajin janar ka dhënë dorëheqjen.

Pak më vonë, bashkë me bashkëjetuesen dhe djalin ata kanë shkuar në Spanjë, për t’u rikthyer sërish në qytetin verior.

Sakaq rreth orës 10:30 të kësaj të diele në lagjen Dobraç, në dalje të Bypass-it është gjetur një automjet i djegur dhe brenda tij një automatik tip "scorpion".

Paraprakisht dyshohet se mjeti të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur sot në orët e para të mëngjesit ku mbetën të vrarë Boran Berçama 30 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij Silva Ndoci 25 vjeçe.

Dyshohet se mjeti i djegur është përdorur nga autorët për t’u larguar pas krimit, të cilët më tej i kanë vënë flakën për të humbur gjurmët. /a.y/noa.al

Makina e djegur në Shkodër, policia: Dyshohet se u përdor në vrasjen e çiftit, u gjet dhe automatik

Vrasja e çiftit në Shkodër, gjendet një makinë e djegur dhe një armë

Ky është ish-efektivi i policisë dhe bashkëjetuesja e tij që u ekzekutuan brenda në makinë

Ish-efektivi i policisë dhe bashkëjetuesja u vranë në sy të fëmijës, pamjet që mbeten pas Çifti u vra në sy të fëmijës, burri ishte larguar nga policia prej vetingut

Çifti i ekzekutuar në makinë në Shkodër, kishin me vete edhe fëmijën e mitur

Krim i dyfishtë në Shkodër, burrë e grua vriten brenda makinës