Transmetuar më 24-05-2018, 08:20

Dalin detaje të reja lidhur me vjedhjen dhe bastisjen e ndodhur gjatë natës duke zbardhur e enjtja, në Prokurorinë e Durrësit.

Zyra e grabitur, mësohet se është e prokurorit Afrim Shehut, ku janë marrë disa materiale dhe dokumente.

Shehu është prokuror i Task Forcës së organit të akuzës së qytetit bregdetar.

Aktualisht po bëhet bilanci për të zbuluar dokumentet që mungojnë. Mësohet se prokurori Shehu është i përfshirë në hetimet e zyrtarëve që janë të përfshirë në abuzim me detyrën dhe korrupsion.

Kujtojmë se pak ditë më parë po në Prokurorinë e Durrësit, u vodh posta sekrete, ngjarje e cila ka mbetur ende pa autor. /a.y/noa.al

Vjedhje gjatë natës në Prokurorinë e Durrësit, merren materialet e prokurorëve